Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mbrëmjes të së shtunës ka realizuar një aksion në fshatin Bardhosh të Prishtinës, nga i cili ka arrestuar pesë persona dhe ka konfiskuar drogë me vlerë 10 mijë.

Dy nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa për tre të tjerët rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.