8 C
Tetovo
E hënë, 5 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniPjesëmarrja e ministrit Murtezani në Forumin EUSAIR në Kretë

Pjesëmarrja e ministrit Murtezani në Forumin EUSAIR në Kretë

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, do të kryesojë delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Forumin e Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), i cili në kuadër të kryesimit Grek nga 5 deri më 7 maj të vitir 2025, të do të mbahet në Kretë të Greqisë.

Siç njoftuan sot nga Ministria e Çështjeve Evropiane, Maqedonia e Veriut zyrtarisht do të marrë kryesimin me nismën Adriatiko-Joniane nga Greqia për herë të parë që kur vendi u bë pjesë e këtyre formateve për bashkëpunim rajonal
Krahas ceremonisë së dorëzimit, Ministri Murtezani do të marrë pjesë edhe në panelin e Ministrave për fondet e BE-së dhe në takimin e Ministrave, ​​si pjesë e agjendës më të gjerë të Forumit kushtuar përforcimit të bashkëpunimit rajonal, lidhshmërisë dhe integrimit në rajonin Adriatiko-Jonian.

Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me EUSAIR dhe nismën Adriatiko-Joniane fillon me 1 qershor të vitit 2025 dhe do të zgjasë një vit.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments