E martë, 29 Prill, 2025
BallinaLajmePlazhi i Madh i Ulqinit nuk do t’i jepet biznesmenit arab, Milatoviq...

Plazhi i Madh i Ulqinit nuk do t’i jepet biznesmenit arab, Milatoviq e kthen mbrapa ligjin

Jakov Milatoviq, president i Malit të Zi, nuk ka dekretuar ligjin me të cilin parashihet që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për 99 vjet një biznesmeni arab për ndërtimin e objekteve turistike dhe banimi.

Në seancën e 23 prillit, Parlamenti i Malit të Zi miratoi Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Turizmit dhe Zhvillimit të Pasurive të Paluajtshme midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përmbajtja e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Turizmit dhe Zhvillimit të Pasurive të Paluajtshme midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe ngre pyetje të shumta në lidhje me përputhshmërinë e saj me rendin kushtetues dhe ligjor të Malit të zi.

Dispozita në nenin 2, pika 2 e Marrëveshjes, e cila nënkupton që përzgjedhja e investitorëve kryhet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pa zhvilluar një procedurë publike tenderi, ngre çështjen e përputhshmërisë së saj me dispozitën e nenit 140, paragrafi 3 i Kushtetutës së Malit të Zi, duke pasur parasysh se dispozita e lartpërmendur e Kushtetutës ndalon shtrembërimin dhe kufizimin e konkurrencës së lirë dhe inkurajimin e një pozite të pabarabartë, monopoliste ose dominuese në treg.

Për më tepër, Neni 2, pika 4 e Marrëveshjes përjashton drejtpërdrejt zbatimin e shumë ligjeve malazeze, duke përfshirë ligjet në fuqi që lidhen me prokurimin publik, tenderët publikë dhe pronën shtetërore, duke pezulluar kështu qartë një pjesë të rendit ligjor malazez.

Gjithashtu, ngrihet çështja e përputhshmërisë së Marrëveshjes me ligjet sistemike në fushën e mbrojtjes së konkurrencës dhe kontrollit të ndihmës shtetërore, e cila u diskutua edhe nga menaxhmenti i Agjencisë për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Ndryshe këto ligje ishin miratuar më 23 prill në Kuvendin e Malit të Zi. Ato marrëveshje ishin kundërshtuar nga deputetët shqiptarë. /Telegrafi/

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments