Një ditë para zgjedhjes së Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit, negociatorët e BDI-së deri te bashkëpunëtorët më të afërt të liderit të VMRO-DPMNE-së i sugjeruan që në qeveri në vend të VLEN-it të merrte BDI-në, pa kryetar të Kuvendit dhe me vetëm 4 ministra.
“Mickoski i refuzoi me gjakftohtësi përfaqësuesit e poshtëruar të Frontit Evropian. Nga burime të larta të koalicionit të ri qeveritar mësojmë se në atë ditë kritike negociatorët kryesorë të BDI-së kërkuan dhe insistuan për takim urgjent me Mickoskin. Takimi është zhvilluar në zyrën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ku sipas burimeve tona, nga bashkëpunëtorët më të afërt të Mickoskit është propozuar që mandatari të marrë BDI-në në vend të VLEN-it në Qeveri, pa kryeparlamentar dhe vetëm me katër portofol ministror”, shkruan PlusInfo.
Pasi kryeministri i ardhshëm përmes njer0235zve të tij refuzoi “integristët”, me arsyetimin se nuk do të kishte zhgënjim më të madh për votuesit e VMRO-DPMNE-së sesa hyrja e mundshme e BDI-së në qeverinë e ardhshme, Ahmeti vendosi të bojkotojë votimin e Afrim Gashit, për të mos rrezikouar që nddonjë nga deputetët e Frontit Europian të votojnë “pro”.
“Nga frika se ky informacion do të arrinte në media dhe do të pësonin dëme të mëdha politike, u mor vendimi për një fushatë të orkestruar kundër VLEN-it, me tezën se ata pranojnë të hyjnë në qeveri me resore të parëndësishëme dhe pranojnë rolin e shqiptarëve të ndershëm, si në koha e ish-Jugosllavisë”, shkruan PlusInfo, duke shtuar se në BDi është duke mbretëruar panik pas refuzimit nga Mickovski.