Kandidati për president nga “Fronti Evropian”, Bujar Osmani në emisionin “Kallxo Përnime” është pyetur nga Jeta Xharra se përse në listat për deputetë keni njerëz të përfshirë në lista të zeza amerikane siç është Menduh Thaçi.
Jeta Xharra: A nuk ju bën problem kjo në marrëdhëniet që duhet të jenë të mira me SHBA?
Bujar Osmani: Ne me SHBA kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Për shkak se ka dallim edhe në listën e zezë amerikane. Janë për çështje etnike nacionale, për çështje korrupsioni.
Më duket se Menduh Thaçi është për çështje të minimit të stabilitetit asokohe para 20 viteve siç ishin edhe disa funksionarë tjerë të BDI-së gjatë luftës së 2001 dhe pas luftës.Pra nuk është për shkak të korrupsionit, por për shkak të minimit të Marrëveshjes së Ohrit. Kurse sa i takon listave të zeza kemi kërkuar që të vazhdojnë të na ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit. Insistoj që të formohet një bord ndërkombëtar ku do të jetë edhe instrumenti i listave të zeza.
Jeta Xharra: A mendon se kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko e kalon këtë bord apo veting?
Bujar Osmani: Nuk e di për këtë, sepse SHBA kanë pasur një qëndrim për të që është në listën e zezë. Por dua të shpjegoj se SHBA-të kanë dy lloj të listave të zeza, njëra që e shpallë Departamenti Amerikan i Shtetit dhe aty vetëm ndalojnë hyrjen. Dhe një që e jep Ministria e Thesarit ku kërkojnë marrjen e masave financiare për bllokimin dhe hetimin financiar.
Sa e di Merko është në listën e Departamentit të Shtetit, vetëm ku i ndaloht hyrja në SHBA. Tash se përse i është ndalu hyrja do pyesni në Departamentin Amerikan dhe se ai vetë ka dal ka sqaru”, deklaroi Osmani.(INA)