Policia e Kosovës e ka konfiskuar një restorant në Mitrovicë të Veriut që është në pronësi të Milan Radoiçiqit, përgjegjës i sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, ka konfirmuar rastin, duke thënë se konfiskimi ende po vazhdon.

“Po, konfiskimi është duke vazhduar nga zyrtarët policorë”, ka thënë shkurtimisht ai për KOHËN.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar një ditë më parë se ka nisur zbatimi i Urdhrit ndalues me masë të përkohshme për pasurinë e paluajtshme për rastin Banjska.