Bayern Leverkusen po vazhdon me ritëm të njëjtë, ku nuk di ende për humbje këtë sezon.

Skuadra ku luan edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka, është kualifikuar në finale të Kupës së Gjermanisë, shkruan Indeksonline

Në gjysmëfinale Leverkusen shënoi fitore ndaj Dusseldorfit me rezultat të thellë 4-0.

Frimpong 7’, Adli 20’ dhe Wirtz me dy gola në minutat 36’ dhe 60’ i siguruan fitoren skuadrës së drejtuar nga Xavi Alonso.

Granit Xhaka zhvilloi një ndeshje fantastike mbrëmë, dhe sipas SofaScore nota e tij ishte 8.1.

Ai preku 115 herë topin, bëri 103 pasime të sakta dhe krioi një rast fantastik për gol.