SPB Tetovë njofton se dje ka kryer kontrolle të intensifikuara në komunikacion, me çka janë konstatuar pesë shkelje nga transportues që kryejnë transport publik.

“Më datë 25.03.2025, në periudhën prej orës 07:00 deri në ora 15:00, gjatë veprimeve të rregullta të kontrollit në zonën e SPB Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë konstatuar pesë vepra penale të kryera nga transportues që kryejnë transport publik të udhëtarëve pa licencë, të parashikuara dhe të dënueshme sipas nenit 284a të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.