8 C
Tetovo
E hënë, 9 Qershor, 2025
BallinaSportPortugalia fiton Ligën e Kombeve – penalltitë vendimtare ndaj Spanjës!

Portugalia fiton Ligën e Kombeve – penalltitë vendimtare ndaj Spanjës!

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:2 pas kohës së rregullt dhe shtesës. Për Spanjën, golat u shënuan nga Martín Zubimendi (20’) dhe Mikel Oyarzabal (45+1’), ndërsa për Portugalinë barazuan Nuno Mendes (25’) dhe Cristiano Ronaldo (61’).

Drama vazhdoi në serinë e penalltive, ku “Navigatorët” triumfuan me rezultat të përgjithshëm 7:5. Portieri Diogo Costa ishte hero me pritjen vendimtare ndaj Álvaro Moratës, ndërsa Ruben Neves realizoi penalltinë e fitores për Portugalinë.

Ky është trofeu i dytë i Ligës së Kombeve për Portugalinë, pas suksesit të parë në vitin 2019. Ndeshja theksoi edhe një herë rolin vendimtar të Cristiano Ronaldos, i cili edhe në moshën 40-vjeçare vazhdon të udhëheqë kombëtaren e tij drejt sukseseve të mëdha.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments