NGA KALOSH ?ELIKU
Profeti i fundit në Islam Muhamedi a. s. e bëri edhe një gabim historik, nuk e parashikoi Ditën e Nesërme për shqiptarët. Besimtarët më besnik të Fesë Islame. Shkaku, se: asaj kohe nuk ka pasur parti politike, por fetë kanë qenë parti politike. Sot, gabimin e tij e përsërisin hoxhallarët dhe “analistët politik”, ende me këmbët dhe trutë në legen. Thirrje, i bëjnë popullit shqiptar, përkrahjen përmes analistit “musliman” i shitur për pak para! Dhe, jo shqiptar për Ditën e Nesërme. Ditën e Sotshme, marrin guximin popullit shqiptar t’i propozojnë “fitoren” e presidentin “musliman”?!
Dorën në zemër, Muhamedi a. s. ishte filosiof, por jo edhe aq fetar besnik i Fesë Islame. Mos e them, edhe parashikues i politikanëve Sotshëm të Partive Politike Shqiptare. Edhe, pse vetë i kishte disa gra në shtëpi. Përmëtepër, burrat e grave më të bukura, i dërgonte në luftë. Që, pas rënjes tyre në fushëbetejë t’ua marrë gratë në mbrojtje “humanitare”. Rreth vitit 595 i ofroi atij punëdhënësja e atëhershme e tij, e veja e dyfishtë e tregtarëve dhe 15 vjet më e madhe në moshë, Hadixha bint Huvailid, nga familja e fisit të mirënjohur kuraishit ?Abd el-?Uzz? që të martohej me të. Me ndihmën e saj Muhameti arriti të bëhej i pavarur nga ana financiare dhe të sigurohet nga ajo sociale, një kthesë kjo vendimtarë në jetën e tij. Hadixha, ishte e para që besoi në mesazhin e Muhametit, prandaj historiografia islamike e konsideron atë si myslimanen e parë nga Mekka. Nga martesa me të, lindi e bija Fatima, e cila ishte e vetmja nga fëmijët e tij që pati vetë trashëgimtarë. Prej saj e kanë prejardhjen të gjithë pasardhësit e Muhametit. Hadixha, Ali ibn Abi Talib-i dhe Ebu Bekri, kalifi i parë pas vdekjes së Muhametit, ishin sipas traditës islamike myslimanët e parë. Muhameti mori si plaçkë lufte ndër të tjera edhe Raij?ana -n, duke e pranuar atë si konkubinë (grua pa kurorë). Ajo thuhet sipas disa burimeve të ketë pranuar fenë islame. Me asgjesimin e banu kuraiza -ve u ekzekutuan edhe anëtarët e fisit me origjinë arabe të banu kilab ibn ‘amir -ëve, aleatëve të banu kuraiza -ve. Njëra nga gratë e tyre, al- Nash?t -i (ose al -Sh?t) bint Rif?’a, u martua me Muhametin por pak më vonë u mohua (dëbua) prej tij. Ndërkohë, kur gratë dhe fëmijët e banu kuraiza -ve u lejuan të skllavërohen, nuk ka të dhëna për atë se, edhe al -Nashat bint Rifa’a ishte skllave. Michael Lecker nxjerr si përfundim se gratë arabe që ishin marrë rob në fortesat e banu kuraiza -ve, ndoshta nuk janë skllavëruar; nga ana tjetër ka mundësi, thotë Lecker, që anëtarët e fisit të tyre t’i kenë çliruar ato me pagesë. Sëmurja e shpejtë e tij çoi në vdekjen e papritur në shtëpinë e gruas së tij ?A’ishe-s më 08 qershor 632 (13. 3. 11 AH). Lajmi i vdekjes shkaktoi në Medinë hutim të madh saqë kufoma e tij, siç shkruajnë shumë historiografë, mbeti pa përkujdesje një ditë të tërë deri sa ai pastaj u varros nën shtëpinë e ?A’isha -s. Varri i tij (bashkë me atë të Ebu Bekrit dhe Omer ibn el -Hattabit) gjendet sot brenda „xhamisë të profetit“ (al -masxhid al -nabavi). Xhamisë kryesore në Medinë.
Gostivari pas 80 viteve rikthen traditën e çeljes të “iftarit” me krismën e topit?! Në Balindoll të Gostivarit është rikthyer tradita e vjetër e çeljes së “Iftarit” me krismën e topit, kjo falë iniciativës të banorëve të fshatit. Sot, bëhen turqë “muslimanë” më shumë se turqit e
Turqisë. “?airi” i Shkupit e priti çeljen e “iftarit” me fishekzjarre. Shpalljen e presidentit “musliman” të shqiptarëve?! Duartrokitje! U mungonte edhe Perandoria pushtuese Osmane. Kokë më kokë, politikanët në sofrën e “iftarit”, Dje për president “shqiptar”, Sot: me president “musliman” dhe selfie për “iftar”: në Facebook, Instagram, dhe portale elektronike?!
Pavetëdije, më shumë e duan Turqinë e “vellezërve muslimanë”, sesa: Shqipërinë. I ka mbajtë turku gjatë kohë me shekuj në robëri – 523 ë vjet, të shtypur e të skllavëruar, dhe nuk mund të ngrihen më në këmbët e veta si turqë “muslimanë” të asimiluar “Ehamdurila”, për të ndërtuar një shtet të rregullt shqiptar, e funksional për të gjithë shqiptarët.
Popull, që më vonë e pushtoi edhe Serbia me vojvodë serb e “shqiptrë”. Janë asimiuar komplet, nga racë e lartë shqiptare, janë kthyer në racë argatësh turko -arabe: pashallarë, bejlerë, agallarë dhe “muslimanë me Din e Iman”, që adhurojnë zotërat e racave të pushtuesve historik shekullor turko – arabe. Dhe, serbe.
Mentaliteti dominant turqeliko – islamik, nuk po i lë rehat edhe Sotekësajdite në gjumë. Dhe, nuk do t’i lë as në të ardhmen si shqiptarë të bashkohen në Parti Politike Shqiptare. Ditën e Nesërme, të shpallin një Shtet Etnik Shqiptar. Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu ka qenë i ftuar në emsionin ‘Gallatë’ me Arben Ahmetin në Kanal 10. Hoxha ka folur për karakteristikat e agjerimit dhe ushqimin e duhur për të bërë “iftar”. Ai ka folur edhe për ata njerëz që ofendojnë pse Kur’ani është arabisht. “Po qashtu e ka dërgu Zoti”, ka thënë ai. (Gazeta10) VE?! Si, t’i besojnë shqiptarët Zotit arabo – turk, që nuk e di Gjuhën Shqipe?!
Gjatë Ramazanit – këtë vit nga 11 marsi deri më 9 prill – muslimanët nuk lejohen të hanë ose të pinë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit. Kontakti seksual dhe pirja e duhanit janë gjithashtu të ndaluara. Gjërat që nuk mund t’i bëni. Rregulli kryesor i agjërimit është që të mos hani dhe të pini asgjë nga agimi deri në perëndim të diellit. Pas perëndimit të diellit, myslimanët hanë një vakt të njohur si iftar.
Marrëdhëniet seksuale ndërmjet çifteve të martuara janë të ndaluara gjatë orëve të ditës të agjërimit. Një pjesë kryesore e agjërimit ka të bëjë me kontrollin e dëshirave tuaja. Duhet të përmbaheni nga zakonet e këqija, duke përfshirë sharjet, thashethemet, grindjet ose të qenit mosrespektues, mizor ose egoist.
Këto janë gjëra që myslimanët duhet t’i shmangin në çdo moment të vitit, por aq më tepër gjatë muajit të shenjtë. Pirja e duhanit është një tjetër zakon i keq që njerëzit nuk duhet ta bëjnë gjatë agjërimit.
Shkak, që më shtyn ta citoj Imamin e rubairave Omar Khajamin:
Të Madhit Muhamet i çon selam Dhe e pyet Imami Omar Khajam: “O Pejgamber, më thuaj, mor aman, Pse dhallën bën hallall, Verën haram? Përgjigjet Muhameti me selam: “S’më more vesh, Imam Omar Khajam! Dhalla hallall për lolot, mor aman, Verën për t’Urtët nuk e bëj haram!”
Dhe, përgjigja ime në Ditën e Sotshme me dy vargje:
Pse, politikën e bëtë “hallall”
E, Lirinë e bëtë “haram”?!…
Përderisa, ishte sistemi komunist, shqiptarët funksiononin disi më mirë në robëri e histori me protesta qytetetare, dhe të studentëve në Prishtinë (1968, dhe 1981). Ngjarje historike, që këto po i shohin të gjithë Sot, në “Liri”, “demokraci”, dhe Robëri. Ngaqë, komunizmi ra, dhe dështoi keq para kapitalizmit, nuk guxon kush ta thotë këtë publikisht para kamerave televizive. Aqmëtepër, kur komunizmin nuk e duan as amerikanët. Nuk e duan, edhe shqiptarët. Por, Kina po tregon se komunizmi atje, i ndërthurur me ekoniominë e tregut, po jep rezultate, dhe zhvillim më të mirë si shtet komunist kinez. Nuk ka dyshim se, komunizmi është më i mirë se, pushtimi osman dhe se Islami me çallmë turku në kokë.
Pushtimi Osman, ishte katastrofë shekullore për shqiptarët. Nëse, Europa kishte Mesjetën, megjithatë filloi të ringrihet më këmbë. Shqiptarët patën pushtimin osman, dhe serb si periudhën më të errët të tyre në histori. Periudhë, e cila imponoi te shqiptarët edhe Fenë Islame. E habitshme është se, Sot: më i keq po delë komunizmi i parashikimeve të Karl Marksit dhe Fidrih Engelsit, sesa: pushtimi i Perandorisë Osmane dhe Serbisë. Shqiptarët, me këmbët dhe trutë në legen, Sot: po zgjedhin Fenë Islame. Robërinë.
Fatkeqësisht, edhe në Ditën e Sotshme pas 80 viteve në Belindoll të Gostivarit e kanë rikthyer traditën e vjetër të çeljes “iftarit” me krismën e topit, kokë më kokë me politkanët e partive politike gjatë fushatave parazgjedhore për president “shqiptar”, dhe parlamentare të partive politike, duke zgjedhur islamin të na shurdhojnë nateditë me “Allahu Akber” minareve të xhamive me flamuj turko – arab, dhe altoparlantë me mbi 80 decibel, duke bërë gara se cila parti politike është më “muslimane” në zgjedhjen e presidentit “musliman” me Selfie për “iftar” në Facebook, Instagram dhe portale elektronike.
Politikanët shqiptarë, nuk duan shtet të përbashkët Shqiptar, por Turqi. I kanë shkatërruar themelet e një shteti Shqiptar: arsimin dhe kulturën. Turren me të katra pas partive politike dhe Islamit turko – arabe. Edhe, përderisa Dje, kërkonin president “shqiptar”, Sot: kërkojnë president “musliman”! I kanë nxjerrë topat e turkut për “iftaret e Ramazanit”, President “musliman” turko-arab me çallmë hoxhe në kokë. Minare.
Sot, pasardhësit e Muahmedit a. s. ende me “Din e Iman” nëpër minaret e xhamive na i shurdhojnë veshët me ilahi në gjuhën turko-arabe. Ilahi trusakate, që ende nuk i kupton populli shqiptar pa flamurin kuqezi me shqiponjën dykrenare në minaret e xhamive shqiptare. “Hallallin”, dhe “haramin” e turqve. E, unë, nuk e dua “haramin”, çain e rusit, dhe fenë turko-arabe. E dua “hallallin”: rakinë e rrushit shqiptare, dhe birrën gjermane!
Edhe, them me vete: Unë e kam idhull Muhamedin a. s. Ai e ka pi shirën (verën), dhe i ka dashur gratë. Shkaku, se: rakia asaj kohe ende ka qenë e pazbuluar si pije alkoolike. Pse, Muhamedi a. s “Ramaznin” nuk e bëri të përjetshëm për “muslimanët”?! Ose, së paku një vit?! Jo, një muaj. Që, Unë të kem parking për makinën, kefene me karrige e tavolina. Diskonte të mallërave tregtare pa tollovi të pres në radhë. Mos pres me orë nëpër marketingje tregtare, edhe për një bukë thekre. Jo vetëm për një muaj “Ramazan”, gjatë një viti?! Edhe unë, të mbaj “Ramazan”, jo ditën, por natën. “Muslimanëve”, “hallall” u qoftë “Ramazani”! E, mua “Bajrami”, që e shpallën “hallall” muslimanët: çajin e rusit, dhe kafen turke?! Verën dhe rakinë e rrushit, “haram”?! Gjumin shekullor të shqiptarëve, pas “syfyrit” Ditën, deri në “Iftar”. Dhe zgjimin e “muslimanëve” Natën, përsëri deri në “syfyr”.
Që, Unë Sot: të dal i lirë në Shkup. Dhe, pi raki rrushi “hallall”…