Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në bisedën “Samo intervju” (Vetëm intervistë) në Kanal 5 duke folur për Provimin e jurisprudencës tha se do ketë zgjidhje kreative, që do të plotësojë kërkesat e studentëve shqiptarë që kanë studiuar në gjuhën e tyre amtare.
Sipas Gashit, me provimin e jurisprudencës në shqip, nuk cenohet procedura gjyqësore.
“Është e drejtë dhe korrekte që një student qa ka studiuar ta japë provimin në gjuhën që e ka përfituar atë dije. Mendoj se do kemi zgjidhje kreative që do të plotësojë kërkesat e studentëve shqiptarë që kanë studiuar në gjuhën amtare dhe të jemi korrekt me cilësinë e procedurave gjyqësore që pësojnë jo vetëm shkaku i gjuhës, por edhe nga çështje tjera”, ka thënë Gashi.
Si shtet, shtoi ai, duhet të orientohemi drejt njohjes së gjuhëve që i flasim në vend.
“çdo qeveri, jo vetëm kjo, duhet bashkërisht të angazhohemi për kohezivitet në shoqëri dhe kjo bëhet nëse njohim gjuhën e njëri- tjetrit dhe jo të krijojmë anomizitet”, ka thënë kryeparlamentari Gashi.

