8 C
Tetovo
E diel, 12 Korrik, 2026
BallinaLajmeBotaPrposki: Po hetohen shkaqet e incidentit me aeroplanin në qiellin e Maqedonisë...

Prposki: Po hetohen shkaqet e incidentit me aeroplanin në qiellin e Maqedonisë së Veriut

Hetimi për incidentin me aeroplanin e “Rajaner” nga Selaniku për në Memingen, i cili ndodhi dje në mëngjes mbi Maqedoni, është duke vazhduar, ka deklaruar kryetari i Komitetit për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve të Rënda, Marjan Prposki.

Ai shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB) dhe se do ta informojnë publikun për çdo informacion shtesë në lidhje me rastin në kohën e duhur.

Një aeroplan i “Rajaner” nga Selaniku për në Memingen u kthye në Selanik menjëherë pas ngritjes dje pasi gjatë fluturimit një dritare u shkëput pranë një udhëtari, njoftoi Rajaner për incidentin, në të cilin një nga udhëtarët është lënduar lehtë.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments