E hënë, 31 Mars, 2025

Publikohet lista e Shangait, asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut

Date:

Publikohet lista e Shangait për renditjen e Universiteteve në botë në vitin 2024. Edhe këtë vit asnjë institucion i arsimit të lartë nga Maqedonia e Veriut nuk u gjet në renditje. Në krye të listës janë universiteti i Harvardit, Stenfordi, MIT, Kembrixhi dhe Bërkli.

Nga vendet e rajonit universiteti i Beogradit u gjet në pozitën mes vendit 401 dhe 500, ndërsa shënon rënie krahasuar me vitin e kaluar kur ishte ne pozitën 301-400. Ndërkohë universiteti I Novi Sadit ndodhet në pozitën 901 dhe 1.000. Në renditje u gjet edhe Universiteti I Zagrebit dhe Universiteti i Lublanës. Këtë vit në renditjen e Shangait janë 6 Universitete greke.

Ndërsa përveç Maqedonisë së Veriut në renditje nuk ka asnjë universitet edhe nga Shqipëria dhe Bullgaria. Lista e Shangait publikohet që nga viti 2003, ndërsa më shumë se 2 500 universitete janë të përfshira në rangimin akademik të universiteteve çdo vit, ndërsa publikohen 1 mijë më të mirat. /Alsat.mk

spot_img

Shpërndaje

Abonohu

Popular

Më shumë si kjo
Related

Kapet me 173 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit

Dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës “Gostivar”,...

BBC: Gjermania po përgatitet për luftë

Ushtria gjermane, Bundeswehr, kohët e fundit mori një nxitje...

The Best Pork Kebabs With Grilled Plums and Couscous is Found in Poland

Find people with high expectations and a low tolerance...