Nga Qenan Aliu
(Me shkas)
Kërkesa legjitime por ,VARIANTI DEPLASUES DHE I PAQËNDRUESHËM,!
Nga mediet mësuam se në një takim joformal me krerët e VLEN-it, nga ASH e përfaqësuar nga z. Arben Taravari ëhtë etabluar varianti që ky subjekt të mund të garojë me listat për këshilla komunale veçmas!
Kuptohet si ide normalisht se është legjitime për çdo subjekt por ja në disa reshta po e dekriptoj se PSE si variant është e DEPLASUAR dhe e PAQËNDRUESHME:
E PARA- ky variant a do të mundet teknikalisht në procedurë në KSHZ të figurojë si subjekt politik në KOALICION për zgjedhje mazhorative për kryetar komunash e ndërkaq edhe si subjekt i veçantë në garë për LISTAT për këshilltarë në pushtet lokal,
E DYTA- Edhe sikur të mundet e para, atëherë a ka në shoqërinë tonë aq perceptime të thukta kur një parti politike zhvillon fushatë për ta votuar numrin rendor për kryetar komunash tjetër e për listën për këshilltar numër rendor tjetër. Sepse në këtë variant po të ishte e mundur numri rendor në fletvotimin për LISTA do të ishte i ndryshëm nga lista për kryetar. Ndërkaq kur është koalicionim për bllok zgjedhjesh atëherë sipas Kodit Zgjedhor numri rendor në të dy listat është i njëjtë, DHE
E TRETA-Zgjedhjet lokale parimisht janë zgjedhje ADMINSTRATIVE anipse tek ne ato etablohen edhe si politike. Pra jo gjithmonë fuqia politike e një partie matet me kësisoj variantesh.
Madje, shtohet pyetja logjike, PSE të garosh me këtë variant veçmas kur duhet më pas të jesh i bashkuar?
Ka edhe disa artikulime më të fuqishme që i shkruaj pas pak ditësh se ky variant në rrethana të votimit me perceptim TRADICIONAL në shoqërinë tonë, jovetëm se është variant deplasues, por mund të jetë bile edhe dëmtues në dimension të koalicionit VLEN po edhe të vet subjektit politik.
PRANDAJ, sa më parë do ishte aq më mirë, aktivi politik i partisë që ia ka ngulit në kokë kryetarit Arben TARAVARI këtë variant ti ndihmoj që ta shmang nga koka. Ndërkaq përqindjet sipas fuqisë etabluese të subjektit në teritorin e vendit si kërkesë janë legjitime, meritore edhe pse edhe për këtë gjithnjë ortakia kërkon hekurosje konsensuale duke vlerësuar drejt të gjithë ortakët politik.
(q.a)