Pas takimit të mbrëmshëm ku deputeti Ziadin Sela kishte thirrur kryetarët e degëve të ASH-së në selinë e kësaj partie në Tetovë, ka reaguar njëri ndër aktivistët me të zëshëm të kësaj partie, Liridon Ramadani , i cili në një postim në fesjbuk ka kontestuar mbledhjen e thirur nga deputeti Sela si veprim antistatutor dhe të pamoralshem.

Në vazhdim reagimi i plotë i Liridon Ramadanit

“Nuk e di nëse takimi i mbrëmshëm i deputetit Sela me kryetarët e degëve është bë me ose pa koordinim me Taravarin por nuk është as e moralshme as statutore.
Deputeti Sela është një kuvendar në mesin kuvendarëve që për momentin e udhëheq kuvendin dhe kjo nuk i jep tê drejtë e as nuk êshtë në kompetencên e tij që të thërras në takim kryetarët e degëve në formë zyrtare e në selin e partis, e aq më pak pa prezencën e kryetarit të partisë.
Pastaj publikimi i fotografis ku deputeti Sela qëndron në mes të kryetarëve të degës është tendencioz dhe sipas mendimit synon që në percepcionin publik të krijoj mjegull dhe tê ulë autoritetin e kryetarit dhe kjo nuk është as fer e as e moralashme , sidomos tash që Taravari është shêndrru në figurë qëndrore tê politikês shqiptare në RMV.
Arben Taravari është kryetar i partis dhe deputeti Sela e ka pranu dhe e ka votu që të jetë prandaj duhet ta mbështes siç e ka mbështet Taravari deputetin Sela sa ish kryetar në çdo rrethan pa marrë parasysh kostot dhe bindjet personale”./fol.mk