Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Goes, ka mirëpritur ardhjen e Kylian Mbappes duke thënë se po shikon përpara për konkurrencën e madhe që do të jetë prezente në fazën e sulmit sezonin e ardhshëm.
Sidoqoftë, kjo i ka bërë njerëzit të mendojnë se transferimi i francezit mund t’i sjell probleme reprezentuesit brazilian.
Rodrygo menjëherë reagoi duke thënë se ishte i lumtur në ekip pasi në një intervistë kishte cituar që “ju nuk e dini asnjëherë se çfarë mund të ndodhë” kur ishte pyetur për një largim të mundshëm nga Spanja.
Në rast se eventualisht ai do të largohej, padyshim që ofertat në drejtim të tij nuk do të mungonin pasi Manchester City kishte shprehur interesim për të, ndërsa tani El Chiringuito raporton se drejtuesit e ‘Los Blancos’ kanë refuzuar një ofertë nga Liverpooli.
Sipas informacionit të tyre, Liverpooli ishte në gjendje të paguajë 120 milionë euro për Rodrygon, por kjo ofertë u refuzua nga Real Madridi.
Sport gjithashtu e konfirmoi këtë raportim ndërsa Defensa Central raportoi se Real Madridi është i gatshëm të bëjë biznes vetëm për 150 milionë euro.
Duke marrë parasysh burimet që ka në ekip Rael Madridi do të ishte e mundshme që ata t’ia dilnin edhe pa Rodrygon andaj oferta e Liverpoolit mund të kishte qenë joshëse./Telegrafi/