Pas motit të ligë i cili kaploi Shkupin dhe rrethinën, përmbytje ka pësuar edhe Teatri i Dramës në Shkup.
Në fotografitë e publikuara nga ministri i Kulturës, i cili ka qëndruar në terren shihet se si enterieri i Teatrit është dëmtuar tërësisht, muret janë lagur, ndërkaq kova ka gjithandej për të mbledhur ujin.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar në Facebook se ministri Zoran Ljutkov ka inspektuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet nga shiu sonte.
“Sot isha në Teatrin e Dramës për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet nga reshjet e shiut. Nëse në vitin 2017 Qeveria e LSDM-së do ta realizonte projektin për ndërtimin e objektit të ri modern të Dramës, siç ishte planifikuar më parë, sot nuk do të ishim dëshmitarë të kësaj përmbytjeje.
Neglizhenca shtatëvjeçare e Teatrit të Dramës jo vetëm u bë e dukshme, por sot shiu e pamundësoi atë të jetë një tempull arti. Në skenë rolin kryesor tash e tutje e kanë kovat në vend të aktorëve”, ka shkruar Ljutkov në Facebook.