Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Qeveria Kurti ka katërfishuar përfaqësimin e grave në Bordet e Ndërmarrjeve Publike, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo ka publikuar një infografike, sipas së cilës në vitin 2017, përfaqësimi i grave në borde ka qenë 10 përqind e nga 2021 deri në 2023 ka arritur në 40-45 përqind.
“Qeveria jonë ka katërfishuar përfaqësimin e grave në Bordet e Ndërmarrjeve Publike! Sot dhe çdo ditë tjetër, punojmë për barazi!”, ka shkruar Rizvanolli.