Pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga VLEN në zonën e gjashtë zgjedhore, është edhe Sadik Sulejmani nga Aleanca për Shqiptarë i pozicionuar me numër shtatë.

Kush është Sadik Sulejmani?

Sadik Sulejmani është lindur në fshatin Pirok. Shkollën fillore “SAMI FRASHËRI” në Pirok. Shkollën e mesme në gjimnazin “KIRIL PEJÇINOVIQ” Tetovë.
Studimet i kreu ne UNIVERSITETIN E EVROPES JUGLINDORE dega Financa. Pas përfundimit të studimeve 6 muaj ka punuar te kompania GEMAK – Shkup. Pastaj një vit punon në kompani private në Shqipëri. Pas një viti kthehet në Maqedoni dhe hap biznes privat ku me sukses udhëheq për shumë vite.
Është një nga themeluesit e Aleancës për Shqiptarët në degën e Bogovinës, gjithashtu është edhe qenë anëtarë i Kryesisësë parties në Aleancën për Shqiptarët, i deleguar nga Dega e Bogovinës.