Me zgjedhjen e Abdush Demirit për anëtarë të KSHZ-së sipas Blerim Sejdiut nga koalicioni VLEN, tashmë kanë filluar fitoret e opozitës. Sipas tij bien në ujë të gjitha përpjekjet e BDI-së dhe LSDM-së për kontroll të plotë ndaj Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

“Fal presionit të madh të koalicionit VLEN dhe qytetarëve, por edhe presionit të vazhdueshëm ndaj qeverisë nga partnerët ndërkombëtare SHBA dhe BE pushteti hibrid i BDI-së dhe LSDM-së e humbi betejën për kontrollin e plotë të KSHZ-së dhe manipulimin eventual të zgjedhjeve. Dje kuvendi e votoi kandidatin e VLEN për anëtarë të KSHZ-së Abdush Demirin ne 90 vota për dhe pa asnjë votë kundër. Por opinioni duhet të dijë se për anëtarin shqiptarë në KSHZ nuk votuan vetëm 5 deputetë e Ziadin Selës dhe 2 të partisë e Majta të Apasievit.