Ziadin Sela nuk ka zbuluar as emra dhe as numra nga kandidatët për deputetë të krahut të tij në ASh.
Sela shton se ideja që t’i bashkohen “Frontit Europian”, niset nga ajo se vendin e kanosin rreziqe të mëdha dhe për këtë duhet faktor politik shqiptar i bashkuar dhe shumë i fuqishëm.
“Ideja është, më tepër beteja që duhet të zhvillohet. Është shumë e rëndësishme që betejat që na kanosen, t’i eliminojmë dhe gjithë këto rreziqe që i kanosen Maqedonisë së Veriut, eliminohen duke i pasur një faktor politik shqiptar të bashkuar dhe shumë të fuqishëm dhe kjo është ideja e “Frontit Europian”, tha Sela