Funksionimi i Këshillit Kombëtar të pakicës shqiptare në Serbi, sipas ligjit të vitit 2009, është organ përfaqësues i pakicës nacionale shqiptare në Republikën e Serbisë.

Këshilli, përbëhet nga Anëtarët, Kryesia, Organi Ekzekutiv që përbëhet nga Komisioni për Arsim, për informim, për Kulturë dhe Komisioni për përdorimin zyrtar të Gjuhës dhe shkrimit Shqip.

Ligjërisht Këshilli për pjestarët e pakicës shqiptare, ka autoritetin për realizimin e disa të drejava specifike mbi ruatjen e të drejtave në fushën arsimore në gjuhën e komunitetit si dhe në fushën e kulturës, informacionit dhe në disa fusha tjera.

Për mbullimin në realizim të këtyre të drejtave, duhet buxhet i mjaftueshëm të ndahet çdo vjetë,dhe për vitin 2024, Qeveria e Serbisë për Këshillin Kombëtar të pakicës shqiptare në Serbi, ka ulur për mbi 1 milion dinarë buxhetin për këtë Këshill.

Ky Këshill, tani ka mbetur me një buxhet, sa për të mbuluar të punësuarit, që përbehen pasi kan kaluar edhe zgjedhjet për këtë Këshill.

Zvoglimi i buxhetit është si një farsë e radhës që po krijon Serbia, para ndërkombëtarëve që ka Këshilla të pakicës, por nuk ndan mjete buxhetore, që vërtet këto këshilla të posedojn mjete finnaciare për ruajtjen e të drejtave për fushat për çka jan edhe themeluar.

Serbia nuk mundë në njërën anë të kushtëzon zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën, në formimin e asosciacionit të Komunave të pakicës Serbe në Kosovë, kurse në anën tjerë t’ua mohon të drejtat themelore të njeriut dhe atyre kolektive shqiptarëve në Serbi, veçmas që përfshin Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, dhe Krahinën e Sanxhakut.

Kur, kemi një diskriminim më të madhë në këtë pjesë të Evropës si dy Rajone më të pazhvilluara, nuk është e pa pritur ku për vitin 2024,zvoglohet buxheti.

Zvoglimi i mjeteve buxhetore, për pakicën shqiptare në Serbi, nuk arsyetohet në asnjë mënyrë.

© Refik HASANI