Sipas tij, institucioni po investon në profesionalizëm dhe zhvillim të vazhdueshëm, ndërsa paralelisht po krijohen kushte më të mira pune, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe përkushtimit të personelit.
“Kujdesi për Armatën mbetet prioritet i yni, me investime të vazhdueshme në kapacitete, pajisje dhe mirëqenien e personelit”, ka theksuar Shabani.
Ai ka shtuar se përmes këtyre investimeve synohet ndërtimi i një mbrojtjeje më të fortë, më profesionale dhe më të gatshme për t’u përballur me sfidat e së ardhmes.

