Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, në luftën e vitit 2001, në një intervistë për gazetën LAJM, thotë se komandant i Përgjithshëm i UÇK-së në Maqedoni, fillimisht ka qenë Emrush Xhemajli dhe jo Ali Ahmeti.
“Prej vitit 1999, prej luftës së Kosovës më është dhënë urdhëri për të hyrë në territorin e Maqedonisë dhe jo nga Ali Ahmeti por nga komandanti i përgjithshëm i UCK-së së Maqedonisë, Emrush Xhemajli”, tha Xhazair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha.
LAJM: Ju në mënyrë indirekte thoni se komandant i luftës së UÇK-së në Maqedoni ka qenë Emrush Xhemajli?
“Jo në mënyrë indirekte, direkte. Këtë gjithë e dinë”, tha Shaqiri.
Madje, Shaqiri thotë se Ali Ahmeti ka qenë kundër luftës në Maqedoni.
“Unë dhe shumë shokë si fillestar, para fillimit të luftës së Maqedonisë kur Ali Ahmeti se ka ditur se çka është lufta, por edhe ka qenë kundër luftës së Maqedonisë, kemi shumë për të treguar, por s’i kemi hyrë deri sot”, u shpreh Shaqiri për gazetën LAJM.
Ai flet edhe për debatet për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të komunitetit romë në Ushtrinë Çlirimitare Kombëtare, moszgjidhjen e statusit të UÇK-së, lënien në harresë të komandantëve të vërtetë të kësaj lufte, keqpërdorimin e emrit të UÇK-së nga politikanët, si dhe betejën e Haraçinës.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.