Deputeti Rijad Shaqiri, gjatë një interviste për Alsat, ka thënë se përfaqësuesit e koalicionit VLEN kanë biseduar me partnerët maqedonas të koalicionit qeveritar, VMRO-DPMNE dhe ZNAM, për statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së.
“Poshtë lartë kemi biseduar me përfaqësuesit eniment të dy partive politike dhe besoj që mund të thuhet se këtë temë duhet ta shqyrtojmë bashkërisht. Parimisht në suaza të kornizave të kompetencave të tyre janë të gatshëm dhe dakord që ketë ligj njëherë e përgjithmonë ta fusim në procedurë dhe Maqedonia të hapërojë drejt stabilitetit. Nuk mund të anashkalohen nga shteti sepse dihet se edhe njëra palë edhe tjetra kanë kontribuar për të mirën e këtij shteti”, u shpreh Shaqiri.
Ai la të kuptohet se pr/ligji për UÇK-në do të jetë gati për 2-3 muaj.
“Ende nuk e kemi propozuar, ende jemi në fazën e ripërpunimit. Këtë ligj jemi duke e punuar si grup parlamentar i koalicionit VLEN me të gjithë kolegët. U desht të pritet 23 vite pas luftës që dikush të del dhe ta merr një iniciativë të tillë. Kur kemi pritur 23 vite, besoj se 2-3 muaj nuk janë shumë”, ka deklaruar Shaqiri.