Rikthimi i qëllimit politikë të Thaçit, Selës dhe Zejdit

Nëse e shohim rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, veçanarisht të koalicionit Fronti Evropjan, e kemi parasyshë që partitë e koalicionit si PDSH, Aleanca e Selës, dhe LP e Zejdit kanë fituar 7 deputet.

Kjo që do e analizojmë mund të jetë edhe utipike, por politikisht është e logjikshme dhe e realizueshme. Pra, Menduhi, Zejdi dhe Sela kanë arritur të bashkëpunojnë në kuadër të Frontit Evropjan dhe kanë arritur që të bëjnë rezultat të mirë dukë duke marrë parasyshë se tet a tet do ishin zhdukur në këtë ndarje me thikë të pozitës dhe opozitës në pjesën shqiptare.

Po, është e vërtet që mandatet e mara janë meritë e struktuës së konsoliduar të BDI-së, por edhe vetë imazhi që këto parti i krijuan Frontit Evropjan kishte ndikimin e vetë në zgjedhje. Prandaj, mund të themi se kontributi ishte i ndërsjellë, por dorën në zemër me më shumë influencë nga BDI.

Tash ti kthehemi idesë.
Partitë e nënvizuara në fillet e tyre kanë qenë të orientuara kundër BDI-së, ndërkaq PDSH edhe kundër PPD-së e cila më vonë u shkri brenda BDI-së, andaj edhe shkëputja e tyre nga koalicioni Fronti Evropjan do ishte më e natyrshme sesa vetë pjesëmarrja në këtë koalicion me BDI-në.

Por, që të kenë relevancë politike, një bashkim (ribashkim) i Thaçit dhe Selës, si dhe e Zejdit do krijonte një opozitë e cila me numra do kishte vetëm 2 deputet më pak se BDI dhe si të tillë do të mund të bënin politikë në skenën politike si opozitë, por nuk do përjashtohej edhe mundësia e një pjesëmarrje në qeveri, edhe pse inkriminimi i Thaçit dhe Llogës e zbeh këtë mundësi, por sërish me 7 deputet do të kishin pozicionim të merituar në qeverinë VMRO-VLEN, me çka si të vetmen opozitë do ta lenin BDI-në.

Kjo sepse realisht koncepti politikë i BDI dallon nga të gjitha partitë tjera shqiptare, andaj ajo si opozitë do të mund të profilizonte votuesin shqiptar dhe si e tillë do garonte në zgjedhjet e ardhshme lokale si një ofertë ndryshe nga të tjerët, normalisht duke e patur parasyshë edhe reformën strukturore të cilën pritet ta bëjë BDI pas dales në opozitë.