Shkolla Fillore Komunale “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë ka rikujtuar nxënësit, prindërit dhe stafin për respektimin e rregullave të shkollës, veçanërisht sa i përket ndalesës së përdorimit të celularëve dhe kodit të veshjes, përcjell tetova1
Nga Drejtoria e shkollës theksojnë se këto rregulla kanë për qëllim krijimin e një mjedisi shkollor të rregullt, të sigurt dhe me respekt për të gjithë.
Në vijim, njoftimi i plotë i Drejtorisë së Shkollës Fillore Komunale “Luigj Gurakuqi” – Zhelinë:
“Të nderuar prindër, kolegë dhe nxënës,
Ju lutemi të keni parasysh dhe të respektoni me përpikëri rregullat e shkollës lidhur me ndalesën e përdorimit të celularëve dhe kodin e veshjes.
Këto rregulla janë vendosur me qëllim të krijimit të një mjedisi shkollor të rregullt, të sigurt dhe me respekt për të gjithë.
Ju lutemi që rregullat e paraqitura në fotot më poshtë të respektohen nga të gjithë, pa përjashtim.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, përfundojnë nga Drejtoria e Shkollës “Luigj Gurakuqi” Zhelinë./tetova1.mk

