8 C
Tetovo
E premte, 29 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniSkandal në Tetovë – Abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren në furgon, arrestohet 58-vjeçari...

Skandal në Tetovë – Abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren në furgon, arrestohet 58-vjeçari dhe nëna e vajzës që fshehu krimin

Më 28.05.2026, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy persona të moshës 58 dhe 37 vjeçare, të dy nga fshatra të rrethinës së Tetovës. Paraprakisht, po atë ditë në orën 16:45, në SPB Tetovë, një person i moshës 62 vjeçare po ashtu nga një fshat i Tetovës ka denoncuar veprën penale „ngacmim seksual“ me elemente të marrëdhënies seksuale të kryer ndaj mbesës së saj të mitur nga ana e personit 58 vjeçar.

​Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2024, kur e mitura, e cila atëherë ka qenë 15-vjeçare, po kthehej nga Tetova me një furgon të cilin e drejtonte i denoncuari, me ç’rast i njëjti duke përdorur forcë fizike ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Pas një periudhe të caktuar, e mitura ia ka treguar ngjarjen nënës së saj 37-vjeçare, e cila ishte në lidhje me personin 58 vjeçar, por ajo nuk e ka denoncuar ngjarjen.

Personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments