Gjashtë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës luhatjet në sondazhe japin sinjale të rëndësishme mbi faktin se kush do të Kreu i Ri i Shtëpisë së Bardhë.

Në sondazhet e deritanishme ish-presidenti Amerikan Donald Trump është parë si favorit për garën presidenciale të nëntorit, megjithatë historia ka treguar se “Swing States” ose siç njihen ndryshe edhe si shtetet e luhatshme janë ato që vendosin se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara .

Sondazhi i fundit nga “Bloomberg News” tregon se Demokrati Joe Biden ka fituar terren në 6 shtete të luhatshme, në tre prej tyre ai i është afruar rivalit të tij Donald Trump dhe në tre shtetet të tjera: Wisconsin, Michigan dhe Arizona do të jetë fitues I zgjedhjeve presidenciale.

Sipas të njëjtit sondazh, në muajin mars Trump ka fituar më shumë mbështetje në Xhorxha, ndërsa vijon të mbetet favorit krahasuar me presidentit Biden ne Arizona, Nevada dhe Karolinën e Veriut.

Joe Biden dhe Donald Trump janë barazim sipas sondazheve në Pensilvani.

Sondazhi nga Bloomberg News tregon se Donald Trump vijon të jetë favorit për garën presidenciale të nëntorit dhe pritet që të grumbullojë 47% të votave në shtetet e luhatshme, krahasuar me 43% të votave që pritet të marrë presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara Joe Biden.

Megjithatë rritja e fundit e mbështetjes për Presidentin Aktual Joe Biden tregon se shtetet e luhatshme mund të dhurojnë surpriza ne zgjedhjet e nëntorit duke I dhënë Bidenit një mandat të dytë në Krye të Shtëpisë së Bardhë.