Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë vazhdon me kontrollet e intensifikuara për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion në rajonin Tetovë-Gostivar.

“Dje (17-janar) nga ora 11:00 deri në orën 15:00 është kryer një tjetër aksion kontrollues, në të cilin janë konstatuar dhe sanksionuar 2 automjete (GV) pa kryer kontrollin e jashtëzakonshëm teknik, 2 automjete (TE) që kryenin transport publik të udhëtarëve pa poseduar dokumentacionin përkatës. Të gjitha automjetet me defekte teknike menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni, ndërsa ngasësit janë përgatitur me gjoba me vlerë prej 400 euro në denarë.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 5 drejtues mjetesh (TE) të cilët kanë drejtuar automjetet pa dhënë provë për patentë shofer dhe patentë të vlefshme për këtë dhe 1 (TE) të cilit i ka skaduar leja e qarkullimit për më shumë se 30 ditë, si dhe 6 lloje tjera të kundërvajtjeve në trafik (TE-1 dhe GV-5)”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Nga SPB Tetovë u bëjnë thirrje shoferëve që të mos dalin në rrugë me automjete me defekte teknike dhe pa pajisjet e nevojshme, sepse në këtë mënyrë rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.