SPB Tetovë njofton se në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit janë shqiptuar 20 masa për tejkalim të shpejtësisë.

“Dje (28-prill) në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Gjatë kontrollit janë gjobitur gjithsej 28 shkelje të shpejtësisë maksimale të lejuar.

Nga këto, 20 shkelje të shpejtësisë janë regjistruar jashtë vendbanimit (TE-9 dhe GV-11), nga të cilat 1 shofer (TE) ka tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar për më shumë se 70 kilometra në orë, 4 (TE) me më shumë se 50 kilometra në orë.

closevolume_off
Gjithashtu, gjatë kontrollit janë konstatuar 8 (TE) tejkalim të shpejtësisë së lejuar në vendbanim. Për shoferët kundërvajtës janë përgatitur parashtresat e parapara ligjore” thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.