Zëvëndësdrejtori i Ndërmarjes Publike „Rrugët Shtetërore“, nga radhët e VLEN-it, Nazim Taipi, sëfundmi ka ndarë njoftimin që pas vizitës së tyre në vendin ku po zhvillohen punimet për rrugën Tetovë-Prizren bindshëm kthim mbrapa nuk ka dhe se ajo rrugë do të ndërtohet.

„Së bashku me Drejtorin e NP “Rrugët Shtetërore”, ministrin e Transportit dhe zv.ministren e Transportit u takuam me palën Kosovare për t‘i parë punimet nga afër“, ka shkruar zëvëndës drejtori, Nazim Taipi.

Ai ka shtuar tutje se janë të vendosur plotësisht për realizimin e premtimeve dhe për këtë gjë kthim nuk ka.

„Jemi shumë të vendosur për t’i realizuar premtimet tona dhe kthim mbrapa s’ka!“, ka përfunduar Taipi.

Kujtojmë që, në këtë vizitë të pranishëm kanë qenë ministri i Transportit, Aleksandër Nikolloski dhe zëvëndës ministrja nga radhët e VLEN, Kaltrina Zekolli.