“Takimi me kryetarin e komunës së Bogovinës, Feti Abazi, ishte një koordinim i vazhdueshëm që kemi me pushtetin lokal për nevojat reale të komunës, investimet dhe projektet që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së banorëve”, ka shkruar Bekim Sali, në Facebook.
Qëllimi i takimit sipas Sali, ishte vazhdimi i bashkëpunimit në lidhje me projektet zhvillimore, duke filluar nga infrastruktura, e deri tek shërbimet publike.
“Gjatë takimit u diskutuan prioritetet zhvillimore, infrastruktura, shërbimet publike dhe bashkëpunimi institucional për realizimin sa më efikas të projekteve në interes të banorëve të komunës”, ka mbaruar, ai.

