Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se 20 pacientë nga zjarri në Koçan janë në gjendje kritike.

“Ka mjaftueshëm gjak në të gjitha spitalet. Shpresoj që të shpëtojnë të gjithë fëmijët. Në Bullgari, Turqi dhe Serbi do të dërgohen disa nga pacientët. Ndihmë kanë ofruar edhe Shqipëria dhe Holanda”, tha Taravari.

Ai tha se bëhet fjalë kryesisht për djegie, por ka edhe disa pacientë me fraktura.

Në Shtip ndodhen 39 pacientë, disa prej tyre me djegie të shkallës së dytë”, ka deklaruar Taravari.