Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në lidhje me ngjarjet e fundit në ASH tha se shumica e kuvendarëve qëndrojnë pas idesë së tij që të garojnë bashkë me opozitën.

“Shumica e kuvendarëve ose 60 për qind qëndrojnë pas meje dhe ky është vendim i qartë i Kuvendit Qendror por edhe i Kryesisë”, u shpreh Taravari.

Sipas tij, edhe pse në Kuvend dhe Kryesi janë 60% me 40%, por në popullatë dhe te votuesi i ASH-së, përkrahja është shumë e madhe.

“Më besoni se në kulmin e karrierës sime politike kur isha ministëri Shëndetësisë, kam pranuar nga 100-200 porosi, tash marr nga 400-500 porosi nga votuesit dhe përkrahsit e ASH-së të cilët na japin përkrahje të parezervë dhe që insistojnë që ASH-ja të vazhdojë rrugëtimin të cilin unë e kam zgjedhur si kryetar partie”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët.

Ai shtoi se mbështetja për të garuar me opozitën shqitpare është shumë e madhe e gjithë situata është e jashtëzakonshme.

“Mbështetja është e madhe, ka ish-anëtarë të ASH-së, ka qytetarë që më shkruajnë, njerëz që nuk merren me politikë të mos flas për mërgimtarët që më mbështesin. Unë mendoj se më 8 maj do të kemi fitore plebishitare”, deklaroi mes tjerash kreu i ASH-së, Arben Taravari.