Arben Taravari në Klan Debat ka deklaruar që është hera e parë që opozita shqiptare merr më shumë se 100 mijë vota në historikun e saj, gjithashtu Taravari deklaroi që është koha që edhe regjimi i BDI-së të rrëzohet dhe BDI të shkoj në opozitë.
“Legjitimitetin e ka qytetari i cili voton, ai që ka dhënë 107 Mijë Vota. Opozita shqiptare prej vitit 2002 asnjëherë nuk ka marrë mbi 100 mijë vota. BDI-ja është mësuar të fitoj zgjedhjet duke i organizuar vetë zgjedhjet nëpërmjet mënyrave të ndryshme. Është hera e parë në histori që opozita merr 107 mijë vota, ku tregon që ka rrëzim të BDI-së. BDI-ja çdo parti politike tjetër që e kishte vazal e morri me vete. BDI-ja ishte 22 vjet në pushtet, ka mundur të sjell ligje, pse si ka bërë për të mirën e shqiptarëve. Njëherë nuk e kushtëzoi VMRO-në apo LSDM-në. Ne dolëm si LR-PDSH në 2016 me premtim me anë të parlament dydhomësh, atëherë e kundërshtoi z. Ali Ahmeti. Në 2017-tën e rrëzuam regjimin e Gruveskit, ndërsa tani në 2024 ne e dërgojmë në opozitë edhe një pjesë tjetër të regjimit, atë të BDI-së.”
Taravari theksoi që si Qeveri e ardhshme VLEN do të flas për çështje të rëndësishme edhe me BDI-në, por kjo sipas tij pasi që të qetësohet BDI-ja dhe të reflektoj si opozitë. Ndërsa gjithashtu ai deklaroi që është krenar që ka përfunduar misionin e tij për të sjellë ndryshimin.
“Do të presim të qetësohet BDI-ja, të shkoj në opozitë, ne pastaj do të flasim me to për çështje të ndryshme. Besoj që BDI-ja do të reflektoj si opozitë dhe do të reformatohet. Unë jam krenar që arrita të sjell ndryshimin. Unë e kreva misionin tim dhe e sollëm ndryshimin. Unë jam krenar që po vjen ky ndryshim”