Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot e ka vizituar Spitalin Klinik të Tetovës, ku ka inspektuar investimet që janë bërë në 100 ditët e para të punës së tij si ministër.
Taravari tha se në Spitalin Klinik të Tetovës janë bërë investime të shumta, ndërsa paralajmëroi edhe ndërtesë të re, por tha se do ta promovojnë kur ta kenë gati projektin dhe buxhetin, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ashensorët janë vërë në funksion, përveç njërit që ende montohet. Kulmi i pjesës internistike që ishte dëmtuar, veçmë është riparuar. I pamë edhe ambulancat kirurgjike ku investohet tash, një pjesë është investitor Ecolog, një pjesë vetë spitali.
Planet për vitin e ardhshëm veçmë i mendojmë – reparti i pediatrisë, që duket në gjendje të mjerueshme, aparaturë e cila është e domosdoshme, nevojë për personel mjekësor dhe investim të cilin e kemi në plan, por nuk e them, pasi bëhet fjalë për ndërtesë të re, por do ta promovojmë kur të jemi gati me projektin dhe buxhetin e siguruar”, tha Taravari.