“Sot e kësaj dite njerëzit më pyesin a mundeshim mos ndahemi. E them sinqerisht edhe këtu prej Struge. Po, mund të mos ndahemi nëse unë do të pranoja të shkojmë me BDI-në. Atëherë nuk do ndaheshim… Disa thonë, ne i kemi thënë Arbenit vetë. Vetë i ndërruan muhabetet ditëve të fundit, kur e panë se unë nuk shkoj me BDI-në. Në qoftë se ne shkonim vetë, do të merrnim disa deputetë, VLEN-i do merrte disa deputetë dhe do të fitonte BDI-ja. Domethënë nëse shkonim vetë, ne ia siguronim fitoren BDI-së 100%. Si mundeshim ta ndalim e ta rrezikojmë, dhe tash e them me plot përgjegjësi, ta fitojmë BDI-në? Vetëm duke qenë bashkë krejt. Mbas një muaji në qoftë se më pyesin se a do ta kisha bërë prap këtë, do t’u thoja, po do e kisha bërë, por jo më 3 shkurt. Do ta kisha bërë qysh në dhjetor. Gabova që e vonova pak. Veprimet të cilat i bën fraksioni që doli prej Aleancës, tashmë është afër BDI-së, shumë afër BDI-së, shpresoj javën e ardhshme ta bëjnë publike dhe thonë se do të arsyetohen se nuk i kanë vulat. Unë prej Struge sot do t’u them. Le të dalin vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do m’i sjellin dhe do t’i vulosi që t’i çojnë në gjykatë. Le ta provojnë, le të dalin vetë. Se çdoherë thonë, kemi humbur në Tetovë prej Arbenit, në Bogovinë prej Arbenit, në Strugë prej Arbenit. Ndërsa në Gostivar ata paskan fituar, e unë s’paskam fituar. Prandaj, ja, u bëj thirrje: mos shkoni me BDI-në, shkojni vetë! M’i sillni listat e deputetëve, unë do t’i vulosi dhe do t’i nënshkruaj. Çojini në gjykatë dhe dilni vetë! Mateni veten njëherë, shihni se sa peshoni, shihemi pas 9 majit”.