Në 555 vjetorin e vdekjes, përkulemi para jetës dhe veprës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, padyshim një nga figurat më të lavdishme të Ballkanit dhe Evropës Perëndimore, strateg gjenial dhe diplomat i shquar. Ai ishte shkëndija që ia trasoi rrugën shqiptarëve drejt Evropës dhe frymëzimi kryesor për Rilindasit dhe Etërit e Kombit në ngritjen dhe zhvillimin e kombit shqiptar mbi vlerat perëndimore.
Në këtë ditë kujtojmë edhe tre dëshmorët e historisë më të re të popullit shqiptar, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zekën, të cilët me rënien e tyre heroike 41 vite më parë, i dhanë shpirt lëvizjes kombëtare për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe lirinë e barazinë e shqiptarëve në të gjitha trojet.