Fillimi i kësaj jave do të na shoqërojë sërish me temperatura të larta, ku termometri do shënojë mbi 40 gradë Celsius. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve e Marta do jetë dita më e nxehtë e kësaj vale.

Meteorologët thonë se prej të Mërkurës temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje me disa gradë Celcius, duke u kthyer në vlerat tipike që duhet të shënojë muaj Korrik.

Temperaturat do të pësojnë tjetër rritje në fillim të muajit Gusht, dhe sipas parashikimeve të meteorologëve nuk do të mungojnë as valët e tjera të të nxehtit afrikan, por sipas përllogaritjeve nuk do ketë temperature mbi 43 gradë Celsius të cilat janë regjistruar në Korrik.