Nëse një smartphone iPhone laget, mos e thani në një qese me oriz, këshillon Apple. Pavarësisht popullaritetit të kësaj “teknike”, njohësit dhe ekspertët tashmë zyrtarisht paralajmërojnë se nuk është një mënyrë efektive. Testet e tregojnë këtë, kështu që tani vetë gjigandi i teknologjisë ka lëshuar një paralajmërim për përdoruesit se kokrrat e orizit në të vërtetë mund të dëmtojnë pajisjet.

Kompania deklaroi se në vend të kësaj, një telefon i lagur duhet të preket butësisht me pëllëmbën e dorës në mënyrë që porta e karikimit të jetë e kthyer nga poshtë, dhe më pas të lihet të thahet.

Përveç metodës joefektive me oriz, këshillohet të mos e thani telefonin as në radiator e as me tharëse flokësh, as të fshini telefonin me peshqir pambuku apo letre.

Sipas disa parashikimeve, një ndryshim në dizajnin e telefonave inteligjentë mund të nënkuptojë se të gjitha këto këshilla do të jenë të panevojshme në të ardhmen. Pajisjet e reja, domethënë, tolerojnë lagështinë gjithnjë e më mirë, kështu që pajisjet më të reja të Apple, për shembull, mund t’i rezistojnë zhytjes deri në një thellësi prej gjashtë metrash dhe deri në gjysmë ore.