E martë, 1 Prill, 2025

Telegram ndryshon rregullat

Date:

Rrjeti i komunikimit me mesazhe Telegram, i shumë kritikuar nga qeveritë e vendeve perëndimore për lehtësimin e komunikimit mes pjesëtarëve të grupeve kriminale e terroriste dhe përhapjes së lajmeve të rreme, vendos të ndryshojë qasje.

Themeluesi dhe drejtuesi i këtij rrjeti Pavel Durov njoftoi përmes një mesazhi në këtë rrjet, ashpërsimin e rregullave të përdorimit. Ky rrjet do të nisë t’u dorëzojë autoriteteve që ia kërkojnë, adresat IP dhe numrat e telefonave të përdoruesve, ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarreste apo masa të tjera ligjore. Në mesazhin e tij, Durov tha se teksa 99.999% e përdoruesve nuk kanë lidhje me aktivitetet kriminale, nuk mund të lejohet që vetëm 0.001% e tyre që janë të përfshirë, të krijojnë një imazh të keq për gjithë platformën dhe të venë në rrezik interesin e gati 1 milionë përdoruesve të tjerë.

39-vjeçari i lindur në Rusi, por me nënshtetësi franceze po përballet në Francë me akuza për lehtësim të aktiviteteve kriminale me platformën e tij, që po ashtu është kritikuar gjerësisht se lejon edhe përhapjen e lajmeve të rreme. Sipas mediave botërore, kjo platformë po përdoret gjerësisht nga Rusia veçanërisht për përhapjen e lajmeve të rreme për luftën në Ukrainë.

spot_img

Shpërndaje

Abonohu

Popular

Më shumë si kjo
Related

Gatishmëria 2030, BE-ja ndanë 800 miliard euro për mbrojtje

GATISHMËRIA 2030 Komisioni Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë...

Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin...

Kapet me 173 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit

Dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës “Gostivar”,...