Me dhimbje të madhe është pritur lajmi për tragjedinë që goditi qytetin e Koçanit, duke lënë pasoja të rënda për familjet e prekura dhe për gjithë shoqërinë.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerand Ramadani, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Në këto momente të rënda, jemi pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre, duke ndarë me ta pikëllimin dhe vuajtjen. Urojmë që të lënduarit të shërohen sa më shpejt dhe që asnjë familje të mos përjetojë më dhimbje të tilla. Ngushëllime!”, ka shkruar Ramadani.

Kjo fatkeqësi e rëndë ka prekur thellë gjithë shoqërinë, duke sjellë një ndjenjë solidariteti dhe mbështetjeje për ata që po kalojnë momente të vështira.