Tre futbollistët e Shkëndijës do të jenë pjesë e ekipit kombëtar të shpresave të Maqedonisë në testet me Poloninë dhe Bosnje e Hercegovinën.

“Reshat Ramadani, Vane Krstevski dhe Fiton Ademi kanë marrë ftesë për tu bashkuar me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë.

Seleksionuesi i shpresave të vendit, Dragan Kanatllarovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kontrolluese që muajin e ardhshëm do të luhen përballë Polonisë (Radom, 1 qershor) dhe Bosnje e Hercegovinës (Konjiq, 5 qershor).

R. Ramadani dhe Krstevski tashmë janë pjesë e rregullt e shpresave, ndërsa për Ademin do të jetë hera e parë që grumbullohet me Maqedoninë U21 ku merr ftesë pas paraqitjeve pozitive me kuqezinjtë në gjysmësezonin pranveror”, njofton FC Shkëndija.