“Tronditet” Vedat Muriqi, merr lajmin e keq pas kalimit te Lacio. Nuk mund të luajë me skuadrën deri…

Vedat Muriqi bëri një hap të madh në karrierë, teksa vetëm pak ditë më parë zyrtarizoi kalimin e tij nga turqit e Fenerbahçes te skuadra e madhe italiane e Lacios.

Megjithatë aventura e Muriqit te Lacio nuk ka nisur nëe mënyrën më të mirë të mundshme, pasi sulmuesi së fundmi ka zbuluar se është pozitiv me Koronavirus. Sipas asaj që shkruan “Tuttomercatoweb”, lojtari i Kosovës është infektuar me Koronavirus pas kalimit te Lacio, teksa kjo është zbuluar nga testet e bëra së fundmi.

Në këtë situatë, Muriqi është i detyruar të qëndrojë në karantinë për një periudhë 2 javore, për t’iu nënshtruar më pas testit të radhës, i cili nëse del negativ, atëherë sulmuesi do të ishte i gatshëm të bashkohej me Lacion për të qenë gati në ndeshjet e kampionatit.