Kombëtarja shqiptare është më afër se kurrë më parë që ta sigurojë kualifikimin e dytë në një Kampionat Evropian në histori të saj. “Kuqezinjtë” prijnë në Grupin E në kualifikimet e “Euro 2024” me 13 pikë, duke i regjistruar 4 fitore, 1 barazim e 1 humbje.
UEFA i ka zbuluar matematikat që mund t’i çojnë kombëtaret në turneun prestigjioz të futbollit që do të mbahet vitin tjetër në Gjermani. Kur jemi të Shqipëria, gjithçka mund të vendoset këtë të premte.
“Shqipëria do të kualifikohet nëse e shmang humbjen nga Moldavia, ose nëse Polonia e mposht Republikën Çeke”, shkruan shtëpia e futbollit evropian.
Pra, “kuqezinjtë” mund ta prejnë biletën për në “Euro 2024” me një barazim ose fitore kundër Moldavisë, por në rastin më të keq, edhe më një humbje eventuale, por me kusht që polakët t’i mposhtin çekët. Edhe nëse kjo nuk ndodhë të premten, Shqipëria mund ta sigurojë kualifikimin të hënën tjetër me një rezultat pozitiv ndaj Ishujve Faroe në shtëpi.