Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar pas disa orësh përleshjesh verbale dhe fizike mes deputeteve marrëveshjen me qeverinë “Rama” për ndërtimin e urës se re mbi lumin Bunë.

Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë.
Ky projekt do të kushtojë rreth 20 milionë Euro dhe do të bashkëfinancohet nga të dy shtetet fqinje.

Projekti ishte prezantuar nga ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama në muajin qershor të vitit 2022.
Protestat brenda dhe jashtë parlamentit që i paraprinë miratimit të kësaj marrëveshjeje kishin të bënin me kërkesën e opozitës dhe mbështetësve të saj për largimin nga detyra të kryeparlamentarit pro rus Mandiq. /Rtsh