Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi në fjalimin e tij të sotëm në zgjedhjen e kryetarit të FRASH-it, u shpreh se rinia është shpresa për një të ardhme më të mire dhe forca lëvizëse e ndryshimit.
“Ne e dimë se sfidat me të cilat përballeni janë të shumta, por besimi juaj në potencialin e pashtershëm të rinisë sonë është ajo që na frymëzon dhe na motivon për të vazhduar përpara. Ne e dimë se jemi përballur me vite të tëra të mosveprimit dhe premtimeve të papërmbushura nga qeveritë e kaluara, por sot, ju na tregoni se koha për ndryshim ka ardhur.”, u shpreh Uzairi.
Ai theksoi se ASH-ja është parti që dëgjon zërin e rinisë dhe se rina duhet të dëgjohet dhe respektohet në çdo nivel të qeverisjes.
“Ne do të luftojmë për një sistem arsimor që ofron mundësi të barabarta për të gjithë, për një ekonomi që krijon vende pune të qëndrueshme dhe të mirëpaguara, dhe për një shëndetësi që kujdeset për të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, u shpreh në fund Uzairi.