Valbon Limani, kryetari i Komunës së Gostivarit, sot në Sarajevë mori pjesë në Ditën e Komunës së Stari Gradit, komunë me të cilën qyteti i Gostivarit është binjakëzuar. Njoftimin e ka bërë vetë z. Limani, i cili ndër të tjera shkruan:
“Pata një pritje të ngrohtë nga kryetari i saj, miku im Irfan Çengiq, dhe së bashku ndoqëm aktivitetet e organizuara për këtë rast.”
Faleminderit për mikpritjen vëllazërore!