“Unë kam hyrë në politikë për dy arsye – privatizimi i partisë prej Menduh Thaçit dhe arsyeja e dytë – ndryshimi te shqiptarët.”
Kështu është shprehur lideri i ASH-së, Arben Taravari në “ClickPlus” në TV21 duke bërë të ditur se ai nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj BDI-së.
“Këtë ia kam thënë edhe të ndjerit të babit tim dhe fëmijëve të mi. Mos të lejojmë privatizimin e partisë dhe të bëjmë ndryshimin tek shqiptarët”, tha më tej Taravari.
“Jemi të fyer, të ofenduar dhe të nënçmuar. Nuk duam të jemi zhurmaxhi që në këtë periudhë të rrezikojmë Qeverinë“, deklaroi Taravari në“ClickPlus” në TV21 lidhur me raportet në koalicionin qeveritar.
Sipas tij, edhe pse u janë premtuar shumë drejtori, të njëjtat nuk udhëhiqen nga ASH-ja edhe pas 9 muajsh qeverisje.
“Këtë periudhë s’kemi dashur të flasim, por së paku mos na llogarisin budalla apo idiot por e dime se periudha është serioze, sepse ia duam të mirën. Megjithatë duhet t’ia mendojmë edhe te mirën partisë“, tha Taravari më tej.